Berisha akuza ndaj Drejtorit të Policisë: Majorin që e hetonte Berishajn dhe ministrat e larguat me urdhër të politikës

Berisha akuza ndaj Drejtorit të Policisë: Majorin që e hetonte Berishajn dhe ministrat e larguat me urdhër të politikës

13:42, 10/05/2024

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Siguri, ka drejtuar akuza për emërime brenda Policisë së Kosovës, gjatë raportimit të drejtorit, të cilat sipas tij, rezultojnë të jenë të afërta me drejtues brenda Policisë dhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla,

Ai ka përmendur emra konkretë të zyrtarëve policorë, duke thënë se pas lëvizjeve nëpër pozita, tashmë po caktohet edhe kush do të merret me hetime të rasteve korruptive.

“Komplet këta shefa që janë emëruar në këto pozita, përzgjidhen se cilët hetues do ti hetojnë aferat korruptive. Tash e tutje aferat s’mund të hetohen nga hetuesit që etiketohen si të opozitës brenda njësisë së veçantë hetimore”, ka thënë Berisha.

“Majori Shemsi Haziri kishte thënë se kjo është për shkak të hetimeve të fundit të Martin Berishës, Nagip Kransiqit, rezervave, Donika Gërvalla, zv.Liza Gashit, ministrit Hajrullah Çeku. Ky Hajrullah Çeku është tu u hetu për një arkitekt që ia kish qit nga 5550 euro për çdo muaj për dy vjet. Nëse iu intereson kush është ky arkitekti e dimë edhe ato. Është tu u hetu edhe ministri Elbert Rrahmani për fondin për komunitete për fondinpër komunitete për keqpërdorime rreth 200 miëj euro. Hysen Durimishi për tiketa ngjitëse dhe mirëmbajtje të Autostradës dhe rruga e Podujevës”, ka deklaruar Bekë Berisha.

Berisha thotë se major Haziri kishte qenë njëherë Slloveni dhe dy herë në Mal të Zi për ambasadorin Martin Berishaj, dhe pas kthimit nga vizita e dytë në Mal të Zi, i është kumtuar vendimi për transferim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco