Dërgimi i draft-statutit në Gjykatë, Kusari-Lila flet për një “rrugë të ndërmjetme” dhe “garanci që duhet të merren”

Dërgimi i draft-statutit në Gjykatë, Kusari-Lila flet për një “rrugë të ndërmjetme” dhe “garanci që duhet të merren”

18:09, 20/05/2024

Shefja e grupit Parlamentar Mimoza Kusari -Lila në një prononcim për media të hënën ka thënë  se pushteti ka “brenga serioze mbi atë se si mund të realizohet dhe në cfarë forme i dërgohet” draft -statuti i propozuar i Asociacionit Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, duhet gjetur një rrugë e ndërmjetme  “në të cilin duhet të ketë diçka nga ana e qeverisë, por në afate në të cilat duhet të merren garanci serioze, që deri tash s’ka pasur”.

“Jemi në rrethana të cilat asnjëherë – formë apo mënyrë nuk duam që të krijojmë mekanizma që mund të ketë mosfunksionalitet apo dëmtim të brendshëm të rendit kushtetues në Kosovë, përkundër që është thënë se ka garanci se asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive. Ajo çka është prezantuar në draftin e BE-së në të cilin janë dhënë komente, të cilat nuk kanë reflektuar si të tilla. Kemi brenga serioze mbi atë sesi mund të realizohet apo çfarë forme i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund t’i dërgohet si një draft i pranuar pa pasur një vendim të qeverisë. Qeveria nuk ka vendim për atë draft pasi s’pajtohet me atë draft në tërësinë si është dorëzuar. Prandaj duhet të ekzistojë një rrugë e ndërmjetme në të cilin duhet të ketë diçka nga ana e qeverisë, por në afate në të cilat duhet të merren garanci serioze, që deri tash s’ka pasur”, tha ajo.

Lexo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco