Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni – kërkojnë ndihmën e qytetarëve për t’i kapur

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni – kërkojnë ndihmën e qytetarëve për t’i kapur

18:08, 20/05/2024

Policia ka publikuar fotografitë e një burri dhe një gruaje të shpallur në kërkim për shpërdorim të pasurisë së huaj, që ka ndodhur në rrugën “William Walker” në Prizren.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i identifikuar ata.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 19.04.2024 në rrugën “William Woker ” në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren; E-mail adresa: info@kosovopolice.com”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco