Si kishin ikur serbët nga KEK dhe si pastaj kishte nis furnizimi me energji? Flet ish-drejtuesi i Korporatës

Si kishin ikur serbët nga KEK dhe si pastaj kishte nis furnizimi me energji? Flet ish-drejtuesi i Korporatës

08:10, 13/06/2024
Metush Gërguri, ish-drejtues në KEK, ka folur në lidhje me si u kthyen dritat në Kosovë pas përfundimit të luftës.
Gërguri, ka treguar edhe një moment kur ishin larguar serbët, duke harruar edhe gjërat e tyre.
“Ne kur i kemi parë, brenda 12 orëve kur është bërë, ne kemi qenë në distancë prej tyre, gjithmonë i kemi përcjellë, kur i kemi parë, që po lëshohen teposhtë, nuk e ka setrën hiç, nuk e ka njërën këpucë hiç, i shikonim tani me dylbi që po ikin në anën tjetër”, u shpreh Gërguri.

“Ne jena ardhur me hi pastaj, të punojmë menjëherë s’kemi mundur, por gradualisht, çka kemi qenë udhëheqës, kemi marrë leje prej shteteve tjera a mundemi të fillojmë të punojmë, derisa na ka thënë Amerika, nisni me kapacitetin e qymyrit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco