Sot dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, rezultatet brenda tre muajve

Sot dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, rezultatet brenda tre muajve

08:50, 17/05/2024

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur më 5 prill në Kosovë.
Rezultatet preliminare të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.

Në këtë proces, përmes një platforme online po regjistrohen edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Mbledhjen e këtyre të dhënave, Agjencia e Statistikave e ka arsyetuar me rëndësinë për të bërë politika më të mira për vendin, për ta planifikuar buxhetin dhe investimet, për t’i përmirësuar kushtet e jetesës në vend dhe për investime të huaja.

Sipas ligjit, çdo banor i Republikës së Kosovës detyrohet, që gjatë regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta në pyetësorët e Regjistrimit të Popullsisë.

Pa përfshirë diasporën, Kosova pritet t’i ketë rreth 1.5 milion banorë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Krahasuar me vitin 2012, Kosova pritet të ketë 200 mijë banorë më pak.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco