KAFE SHQETO.  Sjella e Ramës ndaj Kurtit, Qafoku: Është e papranueshme ajo mënyrë komunikimi

KAFE SHQETO. Sjella e Ramës ndaj Kurtit, Qafoku: Është e papranueshme ajo mënyrë komunikimi

10:02, 17/05/2024

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë gazetari Roland Qafoku. Ai ka komentuar sjelljen fyese të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit në një takim në Malin e Zi.

Roland Qafoku: Sikur në një moment të mbyllim sytë dhe të imagjinojmë sikur jemi në Mars të vitit 1999 dhe të themi që lideri kryesor i Shqipërisë dhe lideri kryesor i Kosovës nuk flasin me goje dhe në një moment të detyruar ti japin dorën ftohtë njëri tjetrit, nuk e di se ç’mund te pësonte një shqiptar. Është e papranueshme ajo mënyrë komunikimi dhe ajo mënyrë kontakti ose për të thënë më hapur ajo mungesë kontakti, mungesë komunikimi midis drejtuesit politik të qeverisje së Shqipërisë dhe shtetit tjetër të shqiptarëve të Kosovës. Çfarëdo arsyesh të kesh, çfarëdo hatër mbetjesh, mjafton qe ne ta trajtojmë në planin kombëtar është një nga ngjarjet ose një nga faktet më të rënda që ka ndodhur ne historinë politike të kombit shqiptar. Ka pasur raste të tjera kur politikanët shqiptarë nuk janë marrë vesh në të dy anët e kufirit, ka pasur raste plot që janë akuzuar edhe si proserbë dhe nuk i ka shpëtuar kësaj asnjë politikan që ka drejtuar Shqipërinë. Por deri në këtë pikë ku janë liderët kryesorë  të Ballkanit dhe të kontinentit dy politikanet që drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën, i japin dorën njëri  - tjetrit si ata dy njerëzit e së njëjtës familje që janë të detyruar të shkojnë në një dasmë edhe pse nuk flasin me njëri – tjetrin....

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco