Një qytetar i Ferizajt gjen para në tokë, i dorëzon në polici

Një qytetar i Ferizajt gjen para në tokë, i dorëzon në polici

16:18, 10/05/2024

Dy ditë më parë, rreth orës 17:10, qytetari nga Ferizaj D.Sahiti, në rrugën “Reçaku”, afër një barnatore në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave, për të cilat menjëherë ka njoftuar policinë dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur policia.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit ti kthehen ato.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin D.Sahiti për gjestin e tij human dhe shembullorë për dorëzimin e parave të gjetura, në stacionin e policisë” thuhet në njoftim të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco