Nxënësit kthehen në bankat shkollore, komuna e Prishtinës me video si të mbrohen nga Covid-19

Nxënësit kthehen në bankat shkollore, komuna e Prishtinës me video si të mbrohen nga Covid-19

19:41, 26/09/2021

Nesër pritet të fillon procesi arsimor në vend, ku nxënësit edhe do të kthehen në bankat shkollore, shkruan Syri.net Kosova.

E siç dihet, shtyrja e mësimit ka ndodhur pas situatës së rëndë me Covid-19 në Kosovë, derisa edhe kthimi i nxënësve do të jetë sfidë e madhe me situatën pandemike.

Kështu që komuna e Prishtinës ka përgatitur një video të animuar se si të mbrohen nxënësit nga infektimi me Covid.

"Të dashur nxënës, 
Nesër do të ktheheni në bankat e shkollës. 📚🔔
Së bashku me shoqen e juaj dhe tonën, Dean, kemi përgatitur një film të shkurtër të animuar për ju. 
Andaj dëgjojeni se çka kemi për të ju thënë! 
URIME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR!", thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco