Rrëfehet Fadil Syleviqi: Kjo është lidhja e tij me Salih Mustafën, por a është ftuar nga Haga

Rrëfehet Fadil Syleviqi: Kjo është lidhja e tij me Salih Mustafën, por a është ftuar nga Haga

15:59, 24/09/2020

Tribunali Special sot ka njoftuar se ka konfirmuar aktakuzën e parë për krime të luftës. 

I akuzuari i parë është ish-eprori i UÇK-së, në Zonën e Llapit, Salih Mustafa.

Pak orë pasi që i njëjti u arrestua dhe u dërgua në Hagë në qendrën e paraburgimit, është publikuar një fotografi e tij me ish-hetuesin policor, Fadil Syleviqin.

Por, çfarë lidhje kishte Syleviq me ish-eprorin e UÇK-së si dhe çarë akuza rëndonin mbi të?

 Ish-hetuesi policor ka folur sot gjatë ditës.

Ish-hetuesi thotë se kjo fotografi është një vit e vjetër.

“Ajo fotografi është një vit e vjetër sigurisht, menzi e identifikova cili është ai vend. Është foto shumë e vjetër. Nuk kam koment diçka lidhur me të”, thotë ai, teksa shton se sa i përket Speciales nuk ka pasur kontakt me Mustafën.

“Unë në atë drejtim nuk kam pasur kontakte”, ka thënë ai për Express.

Syleviq ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka ftesë nga Specialja.

“Këto janë personale, nuk jam për me u prononcu, thjesht nuk kam ftesë, këtë mundem me thanë me tepër jo”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco