Martohen yjet e 'Coronation Street', Sally Carman dhe Joe Duttine

Martohen yjet e 'Coronation Street', Sally Carman dhe Joe Duttine

17:03, 16/07/2022

Yjet e “Coronation Street”, Sally Carman dhe Joe Duttine, janë martuar në një ceremoni luksoze.

Sally, e cila njihet për rolin e ‘Abi Webster’ dhe Joe që luan rolin e ‘Tim Metcalfe’, janë në një lidhje dashurie që nga gushti i vitit 2018.

Ata u martuan në Kishën e Shën Filipit në Salford, ku Sally u pagëzua dy vjet më parë, pasi data e tyre fillestare u shty për shkak të pandemisë.

Ajo kishte veshur një fustan blu dhe Joe një kostum të ngjashëm, teksa po shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin në një rreth të dekoruar me tullumbace.

Aktorja e shpërndau imazhin në rrjete sociale dhe shtoi: “E bëmë” – shoqëruar me një ‘emoji’ të zemrës së verdhë.

Artistja iu bashkua “Coronation Street” në 2017 dhe u takua me aktorin në xhirimet e kësaj drame.

 

Të njëjtit jetojnë në një fshat afër Stockport dhe u fejuan gjatë periudhës së pandemisë.

Carman më parë ishte e njohur për rolin e prostitutës Kelly Maguire në “Shamelesss” nga 2009-2013. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco