Benny Blanco thotë se synimi i tij i radhës është të ketë një familje me Selena Gomez

Benny Blanco thotë se synimi i tij i radhës është të ketë një familje me Selena Gomez

11:10, 15/05/2024

Benny Blanco është kaq i dashuruar me Selena Gomez dhe po planifikon që të krijojë një familje me këngëtaren dhe aktoren e famshme. I ftuar në “SiriusXM”, producenti muzikor tregoi se ai është gati ta çojë romancën me yllin e muzikës në një tjetër nivel.

Image

Blanco tha se mendon çdo ditë që të ketë fëmijë me themeluesen e Rare Beauty. “A do të kesh fëmijë me Selena-n? A i ke thënë që të bëni fëmijë?”, e pyeti moderatori dhe Blanco, 36 vjeç, u përgjigj:

“Është një temë bisede që e bëj çdo ditë. Ky është qëllimi im i radhës. Kam shumë fëmijë për të cilët jam kumbari, kam shumë nipër e mbesa dhe dua shumë rrethohem nga fëmijët”.

Image

Benny tha edhe se nuk imagjinon një botë më të mirë sesa kjo ku jeton me Selena-n dhe se ia thotë asaj gjithmonë. Moderatori i tha se i sheh të martuar Selena-n dhe Benny-n në të ardhmen e afërt dhe producenti shtoi: “Ti dhe unë bashkë”.

Më parë, Blanco ka folur edhe për hapat e parë të romancës, duke u shprehur: “Kur kemi dalë në takimin e parë, s’e dija fare që ishte takim. Më mbahet mend që qëndrova aty dhe mendova se ky takim ka diçka ndryshe dhe më pas, thashë: “Prit, jam në një takim?”. Ajo është personi më cool, më i mirë dhe më i ëmbël. Ajo është vërtet mikja ime më e mirë dhe qeshim gjithë ditën”.

Image

Selena dhe Benny janë të lidhur prej disa muajsh dhe marrëdhënia e tyre është e bukur dhe e shëndetshme, sipas burimeve të ndryshme. Ata duken shumë rehat dhe të dashuruar me njëri-tjetrin, ndaj nuk besojmë se do të ishte befasi e madhe që të kenë një familje të lezetshme bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco