'Jul Deda ka ngjashmëri të paparë me Ilir Shaqirin…'/ Paloma komenton 'BBV3'

'Jul Deda ka ngjashmëri të paparë me Ilir Shaqirin…'/ Paloma komenton 'BBV3'

15:08, 18/05/2024

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother. Lidhur me Julin, ajo u shpreh:

“Mua më ka pëlqyer Juli. Është njeri i qetë. Kemi pritur shumë humor nga Juli, por shtëpia nuk kishte hapësirë për humor. Juli është shumë dinak, duket si Iliri. Kanë ngjashmëri të paparë në tip e në sjellje. Egoist, edhe Iliri më shumë vajza kishte mikesha në Big Brother.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco