Lopez-Affleck: Dy të huaj në të njëjtin qytet duke kërkuar shtëpinë e vet

Lopez-Affleck: Dy të huaj në të njëjtin qytet duke kërkuar shtëpinë e vet

15:07, 18/05/2024

Prej ditësh po qarkullojnë thashetheme se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në prag të divorcit.

Edhe pse ata u panë pas 47 ditësh së bashku në një event në Los Angeles për të mbështetur fëmijët e tyre, mediat e huaja të “showbiz” thonë se ata tashmë jetojnë në shtëpi të ndara.

Pak ditë më parë ylli latin është fotografuar në kërkim të një shtëpie në Los Angeles, ndërsa në të njëjtën kohë burime të Page Six raportojnë se edhe Ben Affleck është në kërkim të një shtëpie të re.

Në qarqet e pasurive të paluajtshme pëshpëriten se aktori është në kërkim të një shtëpie të re në Qytetin e Engjëjve.

Affleck u kap nga paparacët duke drejtuar makinën e tij sportive në lagjen e pasur Brentwood të Los Angeles, Kaliforni ku, raporton TMZ, ai u pa duke u larguar nga një shtëpi ku kishte kaluar natën.
Megjithatë, nga fotot gjithashtu u pa se 51-vjeçari mbante ende unazën e martesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco