'Meshkujt shqiptarë nuk i respektojnë vajzat, italiani është xhentil'/ Rike Roçi tregon për herë të parë ëndrrën e saj: Dëshiroj të bëhem…

'Meshkujt shqiptarë nuk i respektojnë vajzat, italiani është xhentil'/ Rike Roçi tregon për herë të parë ëndrrën e saj: Dëshiroj të bëhem…

19:46, 15/05/2024

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale.

E pyetur nga gazetarja se cila është ëndrra e saj, modelja tha: “Ëndrra ime është të bëhem nënë…”

Rike krahasoi meshkujt shqiptarë me ata italian, ku për këta të fundit  modelja tha se janë më xhentila sepse i respektojnë shumë femrat, ndërsa shqiptarët sipas saj janë më shumë maskilistë.

“Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”– tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco