Biznesmeni, i lumtur për ndarjen e Besit dhe Xhensilës/ Mesazh aktorit: Shpëtove nga qoftëlargu

Biznesmeni, i lumtur për ndarjen e Besit dhe Xhensilës/ Mesazh aktorit: Shpëtove nga qoftëlargu

17:01, 28/05/2024

E gjithë vëmendja e mediave rozë është kthyer nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku.

Pas divorcit, dyshja vijon të bëhet lajm dita-ditës për shkak të dedikimeve apo mesazheve që ata përcjellin në rrjetet sociale, ku duket se të dy janë të prekur nga ndarja.

Por përveç tyre, reagime kemi parë edhe në radhët e miqve. Më i fundit është biznesmeni Kristian Boçi, me të cilin miqësia e Besit duket se ka qenë e krisur vitet e fundit.

Kristian Boçi ka shpërndarë këngën e fundit të Bes Kallakut, “Mosmirënjohja”, në rrjetet e tij sociale dhe ka shprehur hapur gëzimin për ndarjen e aktorit me këngëtaren.

“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, shkruan biznesmeni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco