Don Xhonit nuk i del e keqja me kolegët, reperi jua 'mbyll gojën' me fakte

Don Xhonit nuk i del e keqja me kolegët, reperi jua 'mbyll gojën' me fakte

13:23, 16/07/2022

Don Xhoni është një ndër reperat më të dëgjuar të momentit sidomos pas publikimit të këngës më të fundit.

"Katile” ishte lançimi i rradhës i reperit, ku pjesëmarrëse në klip ishte edhe Megi Pojani. Akuzat nga publiku por edhe nga vetë njëri-tjetri i artistëve për blerje klikimesh është bërë një fenomen i zakonshëm tashmë.

Këngët e këngëtarëve shqiptarë në vetëm 24 orë arrijnë mbi një milion klikime dhe kjo shton dyshime për blerje të tyre. Pre e akuza ka rënë edhe Don Xhoni, i cili nuk heziton të thumbojë në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi reperi nga Drenica, ka festuar 10 milion klikimet në vetëm 7 ditë të këngës së re, duke ironizuar të gjithë kritikët.

“Shumë katil jam treguar me këto rekorde,”-shkruan Don Xhoni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco