A do futej në 'BBV'? Rrëfehet Juli i 'Përputhen'

A do futej në 'BBV'? Rrëfehet Juli i 'Përputhen'

10:18, 16/07/2022

Të gjithë e mbajmë mend Julian Lalën  apo ‘Aventurat e Julit’, personazhin që pikasi në emisionin “Përputhen”.

Ai ishte i ftuar këtë në emisionin “Pushime On Top”, ku ka folur më shumë për veten e tij.

I pyetur se me cilët nga ish-konkurrentët e “Përputhen”, ai vazhdon të ruajë ende miqësi, Juli tregoi se me asnjë prej tyre nuk ka më komunikim.

“Pak a shumë me asnjë. Unë ika që ditën që mbaroi. Kur u kujtova për 6 muaj, ishin martuar gjysma. Nja dy kanë bërë dhe kalamaj”- u shpreh Juli.

uli rrëfeu se nuk ka kontakt as me Sindin, e cila i ka bërë bllok.

Ai gjithashtu u shpreh se në “Përputhen” nuk do futej më, por në “Big Brother VIP” po.

“Në Përputhen jo, se u futa njëherë dhe nuk funksionoi. Aty ku do doja të futesha është “Big Brother”. Është shumë interesante të ulem 3 muaj me të njëjtët persona dhe jo vetëm të eksploroj ata, por të eksploroj veten, se si një njeri shumë i lumtur, futet në një emision televiziv dhe në një shtëpi të blinduar dhe sheh një njeri të mbyllur brenda kuadratit. Jam shumë kurioz ta shoh edhe nga ana e jashtme, por edhe nga brenda se si do zhvillohem. Do iki fare nga trutë e kokës apo do përshtatem me absurditetin që ne do e quajmë në normalitet për 3 muaj“- tha Juli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco