Edhe pse të ndarë, fjalët e Alex për J.Lo na lanë të gjithëve pa fjalë

Edhe pse të ndarë, fjalët e Alex për J.Lo na lanë të gjithëve pa fjalë

15:48, 14/07/2022

Alex Rodriguez ka folur së fundmi për marrëdhënien e dashurisë që ai ka patur me ish-të fejuarën, këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez. Gjatë podcast-it “The Martha Stewart Show” ai nuk ka thënë gjë tjetër veçse fjalë shumë të mira dhe të ëmbla për ish-in e tij.

Ai ka thënë se J.Lo është njeriu më i talentuar që ka njohur nga afër si dhe sipas tij, ajo është interpretuesja live më e mirë në botë sot.

Image

“Ja çfarë do t’ju tregoj për Jennifer-in dhe u thashë disa prej kolegëve të mi këtu një ditë më parë, ajo është njeriu më i talentuar që kam pasur ndonjëherë përreth. Punëtorja më e madhe. Dhe unë mendoj se ajo është interpretuesja më e madhe, interpretuesja live më e mirë në botë sot”, tregoi Alex.

Epo, në fakt priteshin fjalë të ëmbla dhe të mira prej tij.

Jo vetëm kaq por Alex theksoi se me Jennifer ka kaluar një periudhë shumë të mirë kohore, teksa kanë qenë në një marrëdhënie dashurie.

Image

“Shikoni, ne kaluam shumë mirë…Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i vendosim fëmijët të parët dhe në qendër të çdo gjëje që bëjmë”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Alex dhe Jennifer i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2021.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco