Përlotet Beatrix: S'do të hesht më, ndaloni bullizimet (Video)

Përlotet Beatrix: S'do të hesht më, ndaloni bullizimet (Video)

22:56, 25/04/2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, kohëve të fundit ka qenë tejet e komentuar në mediat online.

Si gjatë ‘BBV’ poashtu edhe pas daljes, emri i saj ka bërë bujë.

Përmes një video në llogarinë e saj në Instagram, Trixa mes lotësh tregoi sesi është mallkuar ajo dhe familja e saj.

Gjithashtu shtoi se çdo portal qe bullizon do përballet me pasoja ligjore.

“Dua t’u drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate, nuk kam dhënë shumë intervista. Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim. Të tregojnë qytetari dhe të ndërgjegjësoheshim. Nuk do hesht më. Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, as atë online. Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi,” thotë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco