Tayna reagon pas fshirjes së këngës: 'Është e vështirë të jesh grua në këtë planet'

Tayna reagon pas fshirjes së këngës: 'Është e vështirë të jesh grua në këtë planet'

14:56, 20/06/2024

Kënga e re e Tayna-s është fshirë sërish nga të gjitha platformat, edhe pse ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli, tha se do t’ia rikthente sepse “ishte burrë”. Përmes një postimi në Instastory, Tayna bëri një reagim, duke u shprehur:

“Kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendonte se ishte burrë. Unë dhe gjithë ai ekip i madh që ka punuar kemi harxhuar shumë kohë dhe energji për ta perfeksionuar deri në detaje, që kushdo që kalon kohë të vështira, ta gjejë veten dhe t’i japë forcë, qofshin poezia me këngë, qoftë videoklipi. Plus, nga ai projekt nuk është marrë asnjë cent. E këtë, e kam bërë veç për ju, publikun tim që më shkruanit çdo ditë për t’u rikthyer”.

Image

Mandej, këngëtarja shtoi:

“Është shumë e vështirë të jesh grua në këtë planet, sidomos kur të shohin si interes ose si “kërcënim”. Përveç kësaj, edhe akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin nuk e kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di ç’të them tjetër, veç: “A i luten Zotit këta njerëz?”.

 

Image

Tayna dhe Rinori kanë bashkëpunuar qysh prej vitit 2016 dhe në mars të këtij viti, vendosën që të ndanin rrugët. Ata kanë pasur disa përplasje në Instagram, pasi ish-menaxheri i fshiu këngën nga YouTube.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco