Refuzoi të bënte testin e alkoolit: Çfarë dihet për arrestimin e Justin Timberlake

Refuzoi të bënte testin e alkoolit: Çfarë dihet për arrestimin e Justin Timberlake

16:23, 19/06/2024

Këngëtari Justin Timberlake ka dalë dje para gjykatës në New York pasi u arrestua në gjendje të dehur. Por, detaje të reja kanë dalë nga kjo çështje.

Këngëtari ka injoruar tabelën STOP të ndalimit në semafor dhe më pas policia është vënë në ndjekje të makinës së tij. Ata kanë ndaluar Justin dhe i kanë kërkuar të bëj testin e alkoolit, por artisti nuk ka pranuar. Kanë qenë miqtë e Timberlake, me të cilët ai kishte darkuar në restorant që u kanë kërkuar autoriteteve ta lënë të lirë këngëtarin, por policia nuk ka pranuar.

Oficerët e policisë kanë zbatuar ligjin duke i vënë prangat këngëtarit, i cili ka dalë dje në gjykatë. Sipas mediave, ai është liruar me kusht, por do të paraqitet prapë në gjykatë në datë 26 korrik. Burimet policore thanë për Page Six se këngëtari dukej që ishte në gjendje të dehur dhe vinte erë alkool.

E kuptova që ishte i dehur, sytë e tij ishin të skuqur dhe kur më foli, nga fryma i ndihej era e alkoolit. Ai dështoi në të gjitha testet e alkoolit,” u shpreh një nga oficerët e policisë.

Megjithatë, Justin u përpoq në çdo mënyrë të shmangte kontrollin, ndërsa u tha policëve se kishte pirë vetëm një gotë martini. Sipas të njëjtit burim, Justin Timberlake refuzoi të bënte testin e alkoolit tri herë.

“Jo, nuk do të bëj asnjë test,” dyshohet se u ka thënë ai oficerëve.

Ylli i pop-it ka dy koncerte në Chicago këtë javë dhe një tjetër në Madison Square Garden në New York, javën e ardhshme.

Kujtojmë që gjatë një interviste në podkastin "Oprah’s Master Class" vitin e kaluar, Timberlake pranoi se në një moment të jetës së tij ai kishte pasur varësi ndaj alkoolit si një mënyrë për të përballuar presionet e famës dhe suksesit.

Duke e kuptuar se kishte nevojë për ndihmë, ai mori vendimin e guximshëm, siç tha në atë kohë, të kërkonte trajtim dhe t’i jepte fund zakoneve të tij shkatërruese. Justin Timberlake është shprehur më pas se ka qenë bashkëshortja e tij, aktorja Jessica Biel që e ka mbështetur atë gjatë asaj periudhe të vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco