Çmimet Oscar/ Bëri shaka të hidhur me gruan e tij, Will Smith godet me shuplakë komedianin e njohur

Çmimet Oscar/ Bëri shaka të hidhur me gruan e tij, Will Smith godet me shuplakë komedianin e njohur

07:41, 28/03/2022

Të gjithë u tronditën gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, kur Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock.

Arsyeja për këtë ishte shakaja e Chris Rock për modelin e flokëve të Jada Pinketet Smithh, gruas së Will Smith.

Ai tha se flokët e rruara të Jada-s janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën.

Jada ka treguar se vuan nga alopecia, e cila është dhe arsyeja pse ka prerë dhe flokët.

Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë.

Pa thënë asgjë dhe dukshëm i mërzitur, Smith u ngrit nga vendi i tij me gjithë sytë nga ai, u ndal përballë humoristit të famshëm amerikan, e goditi me shuplakë në fytyrë dhe u kthye në vendin e tij.

Will Smith mori çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij në "The Williams Method", në të cilin ai luan baba-trajnerin e dy kampionëve të tenisit, Serina dhe Vinus Williams.

Smith kërkoi falje me lot në sy për shpërthimin e tij emocional, por nuk i kërkoi falje Rock. 

“Dua t'i kërkoj falje Akademisë, dua t'u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar. ”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco