Mesazhi i Sara Hoxhës pak orë para finales së 'Big Brother VIP', Ledioni, suksesi i këtij edicioni

Mesazhi i Sara Hoxhës pak orë para finales së 'Big Brother VIP', Ledioni, suksesi i këtij edicioni

13:07, 25/05/2024

Producentja e “Big Brother VIP” Sara Hoxha ka ardhur me një mesazh pak orë para finales së edicionit të tretë.

Ajo ka publikuar një postim me foto të ndryshme në Instagram ku falenderon ndjekësit dhe bashkëpunëtorët.

Dy fjalë i ka edhe për Ledion Liçon, për të cilin shkruan se është suksesi i këtij sezoni.

REAGIMI I PLOTË

“Kjo studio, shtepia ime dyte.

Sonte ne Top Channel finalja e madhe e BBV. Ka qene nje sezon sfidues, por i jam mirenjohese per te gjitha. U rrita shume kete vit, disi sepse doja dhe shume sepse me duhej.
Faleminderit ekipit tim te mrekullueshem qe me qendroi prane dite e nate, duke ardhur ne shpetim sa here kishte nje krize. Nuk mund ta kisha bere pa ju. Se bashku kemi punuar dite qe zgjasnin nga 20 ore, kemi qeshur, kemi qare dhe kemi bere nje pune fantastike. 
Faleminderit miqve qe kam patur dhe ato qe gjeta rruges, te cilet nuk ma kursyen mbeshtetjen kurre.

Suksesin dhe punen time ua dedikoj çdo dite femijeve te mi. Ata qe rriten ne nje shtepi ku mami dhe babi punojne njesoj, pa diference gjinore. Ku babi mbeshtet endrrat e mamit, dhe mami ato te babit. Ata femije per te cilet gjysmen e dites e kaloj me ndjesi faji, dhe gjysmen tjeter duke u motivuar t’i bej krenare.

Duke u ndalur ketu, nuk mund te mos falenderoj partnerin tim te jetes dhe te punes. Per ty nuk ka fjale, je suksesi ketij sezonit. THE GREATEST.

“Last but not least”, dua te falenderoj shpirtin tim binjak. Ne jete une besoj qe mund te kemi me shume se nje shpirt binjak ne disa kontekste jete.
Lori, pertej cdo sfide qe ti kalon çdo dite, me ke bere mua te besoj te vetja. Te çohem cdo dite dhe mos ta ul koken per asnje, t’i jap drejtim situatave te veshtira dhe te kuptoj qe po mund ti bej te gjitha- gruan, mamin, producenten, shoqen, motren.. Sa here une rrezohem, ti je ajo qe me jep doren per te me ngritur lart. Je frymezimi im dhe I gjithe familjes.

Sonte fitofte me I miri, por fitofte kryesisht Top Channel qe prodhon kontent 24 ore per 5 m
uaj pa ndalur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco