I shprehën ndjenjat njëri-tjetrit, Albano Bogdo shkëmben puthje me këngëtaren shqiptare?

I shprehën ndjenjat njëri-tjetrit, Albano Bogdo shkëmben puthje me këngëtaren shqiptare?

10:56, 28/05/2024

Aktori Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G ditën e djeshme i shprehën ndjenjat njëri-tjetrit në “Fermavip”.

Image

E teksa gjatë primet të mbrëmjes së djeshme u transmetua një video ku dyshja duken mjaft të afërt, aktori dhe këngëtarja u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, saqë në një moment u duk se ata shkëmbyen një puthje së bashku.

Dyshja kishin fikur mikrofonat, ndërsa ishte një perde ajo që pengoi kamerat që kapin atë çfarë ndodhi mes tyre.

Megjithëse Albano dhe Baby G hodhën poshtë aludimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Image

“Ishte në spektaklin kur unë doja të largohesha nga gara dhe ika i mërzitur, edhe Baby G erdhi pas meje të më qëndronte afër. Kishim pirë pak, po qeshnim”, tha Albano.

“Nuk e di pse i kanë kapur skenat kështu. Si e keni bërë montazhin del më ndryshe nga çfarë është. Albano është afër me shumë femra dhe përqafohet. Ndonjë herë bëjmë gallatë me njëri-tjetrit. Është një aktrim i bukur”, tha Baby G.

Image

Albano shtoi: “Nuk ka asnjë ndryshim në raportin tonë. Kemi qenë shok që nga dita e parë dhe vazhdojmë të jemi.”

      
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco