Madonna dhe boksieri 30-vjeçar i japin fund lidhjes

Madonna dhe boksieri 30-vjeçar i japin fund lidhjes

15:34, 25/05/2024

Madonna dhe Josh Popper i kanë dhënë fund lidhjes, pas thuajse një viti. Burime për US Sun bëjnë me dije se këngëtarja 65-vjeçare dhe trajneri dhe boksieri 30-vjeçar nuk e kanë gjetur dot kohën për njëri-tjetrin, falë angazhimeve të shumta, si dhe turneut të yllit të muzikës.

Image

Sipas burimeve, gjërat thjesht u ftohën dhe nuk ka zënka ose mëri mes tyre.

“Në momentin që lidhja e tyre nuk mund të vijonte më dhe gjërat u ftohën, ata i dhanë fund, por do të mbeten miq”, u shpreh burimi.

Image

Madonna dhe Popper kanë qenë të lidhur për rreth 1 vit. Ajo konfirmoi lidhjen me ish-partnerin në mars, duke shkëmbyer një puthje teksa ishin veshur të dy me të zeza.

Nga ana tjetër, Popper ishte shumë mbështetës ndaj karrierës së suksesshme të Madonna-s dhe madje, ka udhëtuar me të në disa prej vendeve ku organizohet turneu i saj “Celebration”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco