Kasti i 'Friends' të gatshëm për të ndihmuar në hetimet për vdekjen e Perry-t

Kasti i 'Friends' të gatshëm për të ndihmuar në hetimet për vdekjen e Perry-t

09:11, 28/05/2024

Me rinisjen e hetimeve për vdekjen e aktorit Matthew Perry, kasti i “Friends” është vënë në gatishmëri për të ndihmuar. Dosja e çështjes nuk është mbyllur dhe hetimet janë ende në vazhdim, me autoritetet që këmbëngulin në pyetjen se kush e furnizoi aktorin me ketaminë.

Aktorët që luajtën krah Matthew Perry tek “Friends” janë të gatshëm, sipas një burimi të afërt të tyre, të ndihmojnë në hetimin për të gjetur njeriun që i dha aktorit ketaminë.

 

“I gjithë kasti është ende i tronditur nga vdekja e Matthew. Jennifer dhe Courtney ishin më të afërtat me të dhe të gjithë u takuan së bashku pas vdekjes së tij. Ata janë duke u përpjekur të kujtojnë se me kë mund të ishte parë aktori kohët e fundit, por është e pamundur të kuptosh se kush mund ta ketë furnizuar atë”, tha burimi.

Ai më pas shtoi: Ashtu si pjesa tjetër e kastit, Jen dhe Kourtney thanë se do të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar autoritetet të gjejnë se kush e furnizoi atë me sasi kaq të rrezikshme të një droge vdekjeprurëse.

Sipas të njëjtit raport të Express, dy të dyshuar tashmë janë marrë në pyetje dhe janë liruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco