Françeska flet 'pa doreza': Heidi nuk e meriton finalen!

Françeska flet 'pa doreza': Heidi nuk e meriton finalen!

09:12, 25/05/2024

Teksa ka qenë e ftuar në puntatën e djesme të “Cherry on Top” nga Bora Zemani, ish-konkurrentja e “BBV3”, Françeska Murati ka folur lidhur me rrugëtimin e saj në format.

Siç duket edhe pas daljes nga shtëpia ajo nuk i ka ndryshuar mendimet e saj lidhur me Heidin teksa dhe në intervistë është shprehur se ajo nuk e meriton finalen dhe e gjithë loja e saj është përfituar në kurrizin e Romeos.

“Kam kuptuar se e qartë kam qenë në mendimet e mija për Heidin, kam kuptuar që ishin të drejta. Mendimi im është që Heidi nuk e meriton finalen, sepse loja e saj është e përfituar në kurriz të Romeos”, thotë ajo.

Më pas ish-banorja është shprehur se kundërshtari i saj më i fortë ka qenë Juli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco