‘Të dua pa kushte', Britney Spears vendos paqe me motrën e saj

‘Të dua pa kushte', Britney Spears vendos paqe me motrën e saj

16:33, 18/01/2022

Britney Spears ka vendosur që të qetësojë ujërat më motrën e saj përmes disa postimeve në rrjete sociale menjëherë pas intevistës më Jamie Lynn Spears.

Këngëtarja ka pohuar se është treguar mjaft e ashpër me motrën e saj të vogël gjatë një postimi në “Twitter”.

to nisën të debatonin për rrjete sociale të enjten pasi Jamie Lynn Spears bëri një intervistë me qëllim promovimi në “Good Morning America” për librin e saj të ri, “Gjërat që duhet të kisha thënë”.

Gjatë intervistës, Jamie Lynn Spears e konsideroi të “çrregullt” sjelljen e motrës së saj para peridhës 13-vjeçare.

Nga ana tjetër, Britney Spears kundërshtoi fjalët e së motrës, duke thënë se të dyja nuk kishin qenë shumë pranë me njëra-tjetrën në atë kohë dhe se motra e saj ishte duke shpikur rreth saj.

E di që ke punuar shumë për jetën që ke dhe ke bërë mrekulli… Por mendoj se ne të dyja duhet të biem dakort me faktin se familja nuk ka ushtruar kurrë presion tek ty sa ka qenë me mua.” shkruan Britney Spears në postimin më të fundit.

“Gjithçka që di është se të dua pa kushte… kështu që vazhdo dhe thuaj çfarë të duash. Është shumë e vështirë për një familje të luftojë publikisht kështu!”

Jamie Lynn Spears u përgjigj me një story në llogarinë e saj të “Instagram”, duke u shprehur se e ka kontaktuar disa here të motrën dhe i është gjendur shumë pranë për të diskutuar në mënyrë private.

“Ndërkohë, të lutem boll me këtë historinë se nuk kam qenë aty për ty ose se po i sajoj gjërat”, tha ajo. “Jam e lumtur të them se sa herë të kam kontaktuar, të kam mbështetur ose jam përpjekur të të ndihmoj. Kjo është e turpshme dhe duhet të ndalet. Të dua.”- tha ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco