Meghan Fox shkëlqen me paraqitjen në festën e ditëlindjes së ish-partnerit, Machine Gun Kelly

Meghan Fox shkëlqen me paraqitjen në festën e ditëlindjes së ish-partnerit, Machine Gun Kelly

17:07, 26/04/2024

Machine Gun Kelly ka festuar 34-vjetorin dhe sigurisht që vëmendje të madhe ka marrë pamja e Megan Fox, me të cilën ai anuloi fejesën pak kohë më parë. Aktorja postoi në Instagram një seri fotosh të grimit të syve të saj me lot, të cilin artistja e grimit Jenna Kristina e krijoi duke përdorur kristale ngjitëse që dukeshin sikur po i pikonin faqeve.

“Nuk derdhim lot, ne qajmë diamante”, shkroi Fox për pamjen e saj në Instagram.

Aktorja u shfaq me flokë blu, veshje të zezë dhe zinxhirë rreh qafës.

Veshja u pa në një foto të realizuar nga Fox me ish-të fejuarin. Aty shfaqen të dy duke buzëqeshur dhe duke pozuar pranë njëri-tjetrit përballë dekorimeve të ditëlindjes.

Image

Image

Një muaj para festës, Fox pranoi se ajo dhe këngëtari e anuluan fejesën në vitin 2023. “Ajo që mund të them, se ai është si shpirti im binjak dhe do të kem gjithmonë një lidhje me të, pavarësisht se çfarë është. Nuk e them me siguri se çfarë kapaciteti do të jetë, por unë gjithmonë do të jem e lidhur disi me të”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco