Kamala Harris u takua me Kim Kardashian dhe duket se një avokate është rrugës!

Kamala Harris u takua me Kim Kardashian dhe duket se një avokate është rrugës!

20:13, 26/04/2024

Dëshira e Kim Kardashian për të qenë avokate, duket se po merr formë.

Së fundmi, ajo u prit nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar reformën mbi drejtësinë dhe mënyrën se si Joe Biden ka përdorur fuqitë e tij si president për të falur të dënuarit.

Kardashian ka marrë pjesë në diskutime të tilla në Shtëpinë e Bardhë edhe gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump.

Gjatë asaj kohe Kim Kardashian pati një bashkëpunim të ngushtë me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, i cili kishte marrë përsipër çështjet e drejtësisë penale. Ai dëshironte të shfrytëzonte famën e saj për të për të siguruar falje për ata  persona që ajo mendonte se ishin të burgosur padrejtësisht.

Ylli i modës nuk ka kryer studime në universitet, por ajo ka kaluar një provim shtetëror në vitin 2021, që u jep diplomë individëve që mësojnë ligjet në mënyrë autodidakte ose në kurse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco