Të gjithë mezi po e prisnin, por pse mungoi Rihanna në Met Gala?

Të gjithë mezi po e prisnin, por pse mungoi Rihanna në Met Gala?

12:22, 07/05/2024

Met Gala 2024 ka bërë bashkë personazhe të famshëm nga e gjithë bota, artistë të muzikës, aktorë të njohur të Hollywood dhe modele. Mirëpo këtë vit eventi më madhështor i modës nuk dukej i kompletuar për shkak të mungesës së disa prej figurave më të njohura, mes tyre edhe Rihanna. (lexo këtu)

Sipas USA TODAY, Rihanna-s iu desh të humbiste ngjarjen për shkak të sëmundjes së gripit.

Edhe partneri i saj A$AP Rocky ka munguar gjithashtu në eventin e modës të këtij viti. Emra të tjerë të njohur që nuk morën pjesë këtë vit janë, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, Beyoncé, Billie Eilish dhe Lady Gaga ishin ndër A-listers që kanë bërë bujë të madhe me pamjen e tyre vitet e fundit.

Tema për vitin 2024

Në ngjarjen më të madhe të modës, ekspozita e këtij viti ishte, “Bukuroshet e Fjetura: Moda e Rizgjimit”, e cila eksploron pjesë arkivore prej katër shekujsh në formate inovative – vetë tema e galasë është “Kopshti i kohës”, bazuar në një histori të shkurtër nga JG Ballard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco