Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër

Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër

21:23, 16/05/2024

Egla Ceno ka nxjerrë sërish zbuluar produksionin me një deklaratë të bërë së fundmi në Big Brother VIP Albania 3. Aktorja e njohur në një bisedë me Julian Dedën ka komentuar ngjarjen e fundit të ndodhur në Shkodër, ku një grua u hodh në lumin e Bunës bashkë me tre fëmijët e saj. Edhe pse në rregulloren e ‘Vëllait të Madh’, asnjë informacion nga jashtë nuk mund të bëhet me dije për banorët brenda, videoja më poshtë e Eglës tregon të kundërtën.

Ajo me këtë rast ka vënë totalisht në dyshim transparencën e produksionit.

Kjo lë të kuptohet se banorët janë informuar në lidhje me ngjarjen tronditëse.

Kjo ngjarje vlen të ceket se ka ndodhur më 2 maj.

Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco