Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

20:15, 26/04/2024

Dua Lipa dukej e lumtur me të dashurin Callum Turner teksa darkuan së bashku në New York City pas mbrëmjes gala “Time 100” të enjten. Këngëtarja, 28 vjeçe, dhe aktori britanik, 34 vjeç, mbërritën në vendin e njohur të të famshmëve, “Zero Bond”, duke u mbajtur për dore.

Duke buzëqeshur gjerësisht, Lipa dukej mahnitëse në një pallto trench të zezë mbi një fustan të shkurtër me lule të zeza, shkruan DailyMail.

Image

Interpretuesja e hitit “Physical” e plotësoi veshjen e saj me çorape tërheqëse me material rrjete dhe taka që rrisnin gjatësinë e saj.

Callum i kalonte në gjatësi ndërsa ata bënin rrugën e tyre shpejt drejt hyrjes së restorantit me një roje sigurie nga pas.

Image

Dua Lipa dhe Turner nisën të dilnin së bashku në janar pasi ajo u nda me regjisorin francez Romain Gavras, 42 vjeç, në vitin 2023.

Vetëm disa orë më parë, Lipa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze në mbrëmjen gala “Time 100”, si një nga emrat më të nderuar të mbrëmjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco