Telenovela e çiftit Ikardi-Uanda ka përfunduar edhe pse modelja vazhdon të jetë në qendër të mediave.
Mediat argjentinase kanë identifikuar diçka mjaft provokative nga ana e Uandës.
Mesa duket Uandës i ka ngelur akoma hatri me flirtimet e të dashurit të saj.
Kështu që si provokim, ajo ka pëlqyer fotot e shumë meshkujve në Instagram. Një prej tyre ishte Bautista Belo.
Ai është një lojtar poloje dhe i dashuri i modeles Sofia Himenez.
Fansat direkt aluduan se Uanda po futej ndërmjet çiftit, por ajo i mohoi kategorikisht këto zëra.
“Janë gënjeshtra ato zëra që kam dëgjuar, i kam shkruajtur Sofisë menjëherë.
Natyrisht që fansat përpiqen të hedhin kunja, aq më tepër që jeta sociale e Uandës është e mbushur me intriga dhe skandale.
© SYRI.net