Masakra në Festivalit të Teksasit - Çfarë bëri reperi Travis Scott në kohën e kaosit?

Masakra në Festivalit të Teksasit - Çfarë bëri reperi Travis Scott në kohën e kaosit?

12:45, 06/11/2021

Njerëzit u shkelën për vdekje në Festivalin e Muzikës Astroworld Teksas të premten mbrëma, ndërsa turmat filluan të mblidheshin para skenës.

Spektatorët filluan të përpëliten pa ndjenja dhe paniku arriti kulmin rreth orës 21:38 (me orën lokale) kur pati një "episod me viktima masive", sipas autoriteteve.

Të paktën 23 persona u dërguan me urgjencë në spital, duke përfshirë dhe një 10-vjeçar, thanë autoritetet. 

Nga pacientët, 11 vdiqën dhe rreth 300 përsona të tjerë u plagosën.

Pjesmarrës në këtë festë ishte dhe reperi i njohur Travis Scott i cili sipas Houston Chronicle  e ndaloi koncertin disa herë gjatë paraqitjes së tij 75 minutëshe, teksa shihte dhjetëra fansa të tij të bllokuar para skenës.

Ai kërkoi nga organet e sigurisë që të ndërhyjnë në mënyrë që turma dhe ai të mos jenë në rrezik. 

Mirëpo, disa komentuan në Twitter se reperi i njohur e ka vazhduar koncertin e tij i patrazuar për mjaft kohë, pavarësisht se e kishte kuptuar se diçka alarmante po ndodhte.

100,000 biletat e Astroworld u shitën brenda një ore nga lançimi i festivalit në maj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco