Rita Ora shkëlqen në imazhet e reja, shfaqet plot sharm

Rita Ora shkëlqen në imazhet e reja, shfaqet plot sharm

11:41, 06/11/2021

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është përherë e komentuar për paraqitjet e saj.

Këngëtarja e njohur ndiqet nga më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit e të cilët nuk i zhgënjen asnjëherë me postimet e shumta që bën.

30-vjeçarja edhe në disa poza që bëri së fundi, ajo erdhi e kuruar dhe mjaft joshëse, duke vënë në pah bukurinë dhe sharmin e saj.

Në një bluzë të thjeshtë me ngjyrë të bardhë, grim të theksuar me nuance rozë dhe flokët bionde të valëzuara, Rita dukej tërë shkëlqim.

“Kujtojeni, kujtojeni 5 nëntorin, urime vikendi të dashur”, ka shkruar Rita në mbishkrim ku pranoi komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës është në përgatitje të projekteve të reja, teksa në jetën personale ajo po shijon romancën me regjisorin, Taika Waititi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco