'Veprim injorant', Angelina Jolie reagon ashpër ndaj këtyre vendeve të Lindjes së Mesme

'Veprim injorant', Angelina Jolie reagon ashpër ndaj këtyre vendeve të Lindjes së Mesme

11:19, 06/11/2021

Angelina Jolie ka reaguar ndaj lajmit se filmi i saj i ri Marvel, Etertnals, është ndaluar nga disa vende të Lindjes së Mesme për shkak të portretizimit të çiftit homoseksual.

Gjatë një konference për shtyp, 46-vjeçarja tha se ishte ‘e trishtuar’ që audienca do të humbiste filmin dhe shprehu mosbesimin e saj për pikëpamjet ‘injorante’ në lidhje me ‘bukurinë e asaj marrëdhënieje’ në film.

Të enjten u raportua se Eternals nuk do të shfaqej në Arabinë Saudite, Katar apo Kuvajt për shkak të shqetësimeve të censurës, sepse përmban një çift homoseksual dhe një puthje të të njëjtit seks.

“Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin familjen që ka Phastos dhe bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie. Mënyra si dikush është i zemëruar për këtë, i kërcënuar prej tij veprimi, nuk e miraton ose e vlerëson, është injorant.”, tha Angelina.

Në një moment gjatë filmit, Phastos dhe bashkëshorti i tij ndajnë një puthje pasionante. Kjo do të jetë puthja e parë e Marvel-it për të njëjtin seks që shfaqet në kinema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco