Bashkëpunimi i Elvanës me Capital T është këtu dhe është thjesht 'flakë'

Bashkëpunimi i Elvanës me Capital T është këtu dhe është thjesht 'flakë'

10:31, 06/11/2021

Më në fund bashkëpunimi më i ri i Elvana Gjatës dhe Capital T u publikua dhe ashtu siç ka titullin, është thjesht  “Flakë”.

Kënga u publikua në mesnatë, siç edhe ishte lajmëruar dhe pa dyshim që do të jetë një nga hitet e radhës.

Elvana shfaqet në videoklip me një paraqitje shumë të veçantë dhe tërheqëse në një motor në flakë, siç janë edhe shumë skena të tjera të klipit.

Capital T e kishte lajmëruar më herë fansat për publikimin e projektit,teksa në një postim në Instagram shkruante: “Zemër a je gati?”, me një video që paraqiste sekuenca nga klipi.

Ky është bashkëpunimi i tretë i dyshes dhe nisur nga dy të parët, edhe këtë herë suksesi është i garantuar. Ata kanë punuar bashkë edhe për superhitin “Lejla” dhe për këngën tjetër “Fustani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco