Muzika braziliane në zi/ Këngëtarja humb jetën në moshë shumë të re në një aksident tragjik ajror

Muzika braziliane në zi/ Këngëtarja humb jetën në moshë shumë të re në një aksident tragjik ajror

09:02, 06/11/2021

Ka shkaktuar pikëllim në Brazil vdekja e këngëtares Marilia Mendonça në një aksident ajror.

Ylli i “sertanejo”, një prej zhanreve më të njohura të muzikës në vend, humbi jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël taksi në shtetin brazilian të Minas Gerais.

Në aksident humbën jetën edhe producenti i këngëtares, xhaxhai i saj dhe dy pilotët e avionit, ka bërë të ditur agjenti i Mendoçës. 

Sipas policisë, shkak i mundshëm i aksidentit ka qenë përplasja e avionit me një antenë.

Shumë të famshme braziliane reaguan me emocion ndaj lajmit për vdekjen e Mendoçës, e cila filloi karrierën e saj në vitin 2014 dhe ajo ishte një nga femrat e para në këtë zhanër muzikor që tradicionalisht është i dominuar nga meshkujt.

“Refuzoj ta besoj, refuzoj”, ka shkruar futbollisti Neymar në Twitter .

Ndërsa Presidenti i vendit Jair Bolsonaro e cilësoi këngëtaren 26 vjeçare si  "një nga artistët më të rëndësishëm të brezit të saj".

Mendoça ishte shumë e njohur në vendin e saj kishte 39 milionë ndjekës në Instagram dhe 22 milionë në kanalin e saj në YouTube.

Pak para rrëzimit, ajo postoi një video në rrjetet sociale ku tregonte hypjen në aeroplan dhe drekën e saj në bord, duke paralajmëruar “një fundjavë plot shfaqje”.

 

 

 

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco