Albumi i parë i Arilena Arës do të publikohet shumë shpejt

Albumi i parë i Arilena Arës do të publikohet shumë shpejt

19:50, 05/11/2021

Nuk duhet të prisni më gjatë për albumin e parë të Arilena Arës, pasi dita e publikimit është pikërisht nesër.

Ka qenë vetë këngëtarja që e ka bërë të diitur lajmin me anë të një postimi në Instagram.

Ngrini volumin dhe bëhuni gati të kërceni me ALBUMIN “POP ART”, gjejeni pak, do të publikohet NESËR!!! Jam shumë e emocionuar”, shkruan këngëtarja.

Arilena e kishte paralajmëruar albumin muaj më parë dhe kishte treguar se në të kishte shprehur gjithë ngjyrat e muzikës që janë Brenda saj.

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë.
E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi!
Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”
, shkruante këngëtarja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco