Ja çfarë thoshte dikur Irina për Kanye

Ja çfarë thoshte dikur Irina për Kanye

20:24, 11/06/2021

Kanye West dhe Irina Shayk janë çifti më i ri i showbizit. Lajmi për lidhjen e tyre kishte javë që qarkullonte, por vetëm së fundmi reperi dhe modelja u kapën ‘mat’ teksa kalonin pasditen së bashku.

 

Na u duk sikur lidhja e tyre erdhi papritur, por në fakt nuk është kështu. Tre vite para se West të kishte Kimin në videoklipin e këngës “Bound 2”, në 2010, ka qenë Shayk protagoniste në kripin e “Power”.

Më pas dyshja u ribashkuan sërish në 2012 kur fituesi i Grammy e zgjodhi modelen të sfidonte në një nga sfilatat e tij të modës.

 

“Kur mu ofrua të merrja pjesë u gëzova shumë dhe pranova direkt. Kanye është nga ata njerëz që sjell ide të reja në botë. Ai bën art në muzikë dhe tani po shpalos pasionin për modën. Nuk i ndodh çdo muzikanti dhe ai ka shumë sy për modë dhe nuk ka frikë të provojë gjëra të reja”, është shprehur Irina asokohe për Kanye West.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco