Morena Taraku blen atlete me çmim 34 mijë euro

Morena Taraku blen atlete me çmim 34 mijë euro

17:35, 23/03/2021

Këngëtarja shqiptare njihet për jetën luksoze të cilën e tregon edhe nëpërmjet rrjeteve sociale duke publikuar imazhe dhe video nga përditshmëria e saj.

Në këto postime kryesisht mund të shohim veshjet, mbathjet, ushqimet e deri te makinat luksoze që Morena i bën publike.

Së fundi, përmes disa imazheve të publikuara në profilin e saj zyrtar në Instagram ka bërë publike shifrën e parave për vetëm një palë atlete të markës “Leandro Lopes”.

“Çfarë bëhet për 34 mijë euro këpucë”? , ka shkruar Morena në mbishkrimin e postimit derisa arrit të marr komente të shumta nga ndjekësit duke i shënuar se ka shumë familje të varfëra që ajo mund t’i ndihmojë dhe jo të blejë një palë këpucë me këtë çmim.

Ndryshe, Morena Taraku përveç profesionit të saj si këngëtare nuk dihet se cila është puna tjetër që bën apo ndonjë profesion që ajo kryen vetëm se fiton edhe përmes Instagramit.

Theksojmë se, këngëtarja jeton në Stamboll e cila ka edhe shtëpinë e saj atje.
Image

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco