Princi Philip nuk është në dijeni të intervistës për të cilën po flet e gjithë bota

Princi Philip nuk është në dijeni të intervistës për të cilën po flet e gjithë bota

15:13, 23/03/2021

Familja mbretërore mbrojti Princin Philip, i cili bëri një operacion së fundmi,  pa i thënë atij për intervistën që nipi i tij Princi Harry dhe Megan Markle i dhanë Oprah Winfrey. 

Ai është ende i pavetëdijshëm për shkeljet serioze të protokolleve mbretërore të shkaktuara nga intervista, për të cilën e gjithë bota ka gumëzhitur për ditë me radhë.

Korrespondentja mbretërore Kathy Nicole tha se familja mbretërore po përpiqet të mbrojë Philip nga intervista shpërthyese dhe gjithçka që Megan dhe Harry thanë për familjen, e cila u transmetua ndërsa ai ishte duke u shëruar në spital.

"Familja nuk dëshiron që princi të ketë dijeni për akuzat e rënda të bëra nga çifti," shpjegoi Katie.

Kujtojmë, se Princi Philip doli në pension në gusht 2017, pasi mori pjesë në më shumë se 22,000 paraqitje publike që nga kurorëzimi i Elizabeth II në 1952.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco