70 vjet arkiv

70 vjet arkiv

14:28, 23/03/2021

Për nder të shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sot hapi Ekspozitën „70 Vjet Arkiv“, ,, Javën e Arkivave të Hapura”, si dhe promovoi  librin ,,Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare", përkthyer dhe përgatitur nga Dr. Hatixhe Ahmedi.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin të pranishëm përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, përfaqësues të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqipëtarëve në Shkup, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

Aktivitetet me një fjalë rasti i hapi  Kryeshefi Ekzekutiv i AShAK-së z. Bedri Zyberaj, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre. 

Me këtë rast u nënshkrua edhe Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Ekspozita dhe Java e Arkivit të Hapur, do të jenë të hapura për vizitorët deri më 26.3.2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco