Rrjeti ka shpërthyer në kritika por Kylie Jenner fluturon me avionin prej 72 milionë dollarësh

Rrjeti ka shpërthyer në kritika por Kylie Jenner fluturon me avionin prej 72 milionë dollarësh

14:10, 23/03/2021

Kylie Jenner  u kritikua për inkurajimin e fansave për të ndihmuar në financimin e faturave mjekësore të grimierit të saj, dhe më pas i huazoi motrës së saj Kendall Jenner avionin e saj privat prej 72 milion dollarësh për një udhëtim të shpejtë në New York.

Jenner ndezi zemërim në Twitter gjatë fundjavës pasi inkurajoi fansat të kontribuonin në një mbledhje fondesh në internet për grimierin e saj të famshëm Samuel Rauda.

Ndërkohë, motra e saj supermodele Kendall mori avionin privat të Kylie nga California në New York këtë fundjavë, me një kosto të vlerësuar prej 50,000 $.

Një burim tha, “Kendall arriti me avionin privat të Kylie të Shtunën, pastaj avioni u kthye në LA të Dielën në mbrëmje. Kendall qëndroi në New York.

"Ndoshta ajo mund të kishte qëndruar në shtëpi dhe në vend të kësaj t'i dhuronte ato para grimerit të Kylie."

Kylie, postoi në lidhje me Rauda, ku kërkoi ndihmë nga fonacionet për të paguar operacionin e grimierit të saj.

"Si ndodhi që Kylie Jenner nuk po paguan artistin e saj të grimit aq sa të përballojë një operacion 60k? Kjo është pyetja e vërtetë. Biznesi i saj është grimi. Ai është grimieri i saj! Ai nuk po sjell miliona?!? " shkruante njëri nga komentuesit .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco