Fillojnë reprizat e shfaqjeve në Teatrin e Mitrovicës

Fillojnë reprizat e shfaqjeve në Teatrin e Mitrovicës

13:53, 23/03/2021

Teatri “Muharrem Qena” Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur me Këshillin drejtues dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me datë 18.03.2021 ka analizuar aktivitetet teatrore të cilat janë zhvilluar, dhe ato që janë kontraktuar nga regjisorët e shfaqjeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Në mbledhje është marrë vendim se duke filluar nga data 25.03.2021 do të mbahen reprizat e shfaqjeve çdo të enjte duke filluar nga ora 19:00.

Këtë javë në plan është shfaqja “Thyerja” me regjisor Agim Selimin.

Shfaqjet do të jenë me bileta me çmim nga 1 euro repriza, ndërsa premierat e shfaqjeve 2 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco