Fifi tregon si ka ndryshuar interesi i djemve pas dobësimit: Dikur më thonin motër, sot duan të dalin me mua

Fifi tregon si ka ndryshuar interesi i djemve pas dobësimit: Dikur më thonin motër, sot duan të dalin me mua

11:47, 23/03/2021

Fifi padyshim ngelet një nga këngëtaret më të njohura dhe me të komentuara në mediat rozë.

Ajo së fundmi është vënë në qëndër të vëmendjes për lidhjen dhe ndarjen e saj nga djali misterioz, po ashtu edhe për kilogramët e shumtë, të humbur në një kohë relativisht të shkurtër.

Fifi gjithashtu është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë intervistat e herë pas hershme që ajo ndan me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj, një intervistë të shkurtër në rubrikën ‘ask me questions’, ku ata i kanë drejtuar disa pyetje këngëtares.

Një prej tyre e pyeti Fifin nëse ka ndryshuar marrëdhënia e saj me meshkujt pas dobësimit dhe këngëtarja tregoi se ka ndryshuar 100%.

 Madje, ajo u shpreh se ata që më parë e thërrisnin motër, sot duan të dalin me të për ta njohur ndryshe.

 “Duke u bazuar tek mentaliteti i shqiptarëve a ka pasur dallim në ofertat e meshkujve drejt teje pas dobësimit”.

“100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua të më njohin ndryshe”, ka treguar këngëtarja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco