Agim Krajka u nda nga jeta, Aurela Gaçe: Këngët që këndoi rinia atehere e tani

Agim Krajka u nda nga jeta, Aurela Gaçe: Këngët që këndoi rinia atehere e tani

13:08, 02/03/2021

Kompozitori i mirënjohur Agim Krajka ndërroi jetë një ditë më parë.

Lajmin e  trishtë e bëri me dije djali i tij përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante:

“Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur.”

Aurela Gaçe ka reaguar për ndarjen nga jeta të kompozitorit, ku përmes një postimi në rrjete sociale shkruan ka lënë pas thesare dhe vepra që i rezistuan çdo sistemi.

“Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani, mbajnë firmën e tij: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare .

Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka. U prehsh në paqe profesor.”, ka shkruar këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco