Finalizohet pas 9 muajsh divorci i aktores me bashkëshortin 17-vite më të madh

Finalizohet pas 9 muajsh divorci i aktores me bashkëshortin 17-vite më të madh

18:42, 26/01/2021

Divorci i Mary-Kate Olsen dhe Olivier Sarkozy është finalizuar. Us Weekly raporton se aktorja 34 vjeçe dhe bankieri francez, 51 vjeç, nënshkruan letrat nga Gjykata Supreme e Nju Jorkut të hënën. 

Mary-Kate dhe Olivier të cilët lidhën kurorë në 2015 kishin rënë dakord më 13 janar për një zgjidhje divorci. 

Avokati i Mary-Kate, Nancy Chemtob, zbuloi në atë kohë se "të gjitha çështjet" u "zgjidhën", megjithëse detajet e zgjidhjes së tyre nuk u bënë publike.

Michael Mosberg, avokati i Olivier, lëshoi gjithashtu një deklaratë që tha se "një marrëveshje" ishte "bërë".

Mary-Kate dhe Olivier u ndanë në maj të vitit 2020, pasi aktorja e ‘New York Minute’ pretendoi se ai donte ta dëbonte atë nga shtëpia e tyre në New York, në mes të pandemisë së koronavirusit.

Në një thirrje dhe ankesë të depozituar në Gjykatën Supreme të New York-ut më 17 Prill, Mary-Kate shkroi: "Eshtë e qartë që martesa ime kishte mbaruar... marrëdhënia është prishur në mënyrë të pakthyeshme". Sidoqoftë, gjykatat nuk po merrin kërkesa në atë kohë për shkak të krizës globale shëndetësore.

Oliver është vëllai i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy./Burimi:DailyMail/Pershtati:K.H/Syri.net./

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco