Ejlyl i jep një lajm të trishtë Byshrës, të hënën në 'Lule të vetmuara'

Ejlyl i jep një lajm të trishtë Byshrës, të hënën në 'Lule të vetmuara'

08:33, 06/12/2020

Zehra dhe vajza e saj përfundojnë duke jetuar në shtëpinë e Gynejit dhe Songylit.

Gynej nuk e pret aspak mirë këtë.

Babai i Ferides mendon se Toprak luan kumar.

Feride përpiqet ta bindë të atin që Topraku nuk është i tillë.

Meral provokon Mertin për të kuptuar se deri ku shkon xhelozia e tij duke shkaktuar shumë të qeshura tek shoqet e saj.

Nazan i kërkon Ejlylit të qëndrojë larg Serkanit sepse e fut vetëm në telashe.

Songyl i vendos vajzat në punë.

Një familje e pasur kërkon në jetimore fëmijën e braktisur vite më parë.

Zehra e shtyn Meralin të provojë fatin e të hiqet si vajza e humbur e kësaj familjeje të pasur.

Ejlyl kalon kohë me motrën dhe vëllain e saj.

Ajo i tregon të motrës se do ta lërë në kujdestarinë e Ferides.

Byshra nuk e pret aspak mirë këtë dhe mendon se Ejlyl po e braktis.

Ejlyl i premton Byshrës se sapo të mbarojë shkollën dhe të ketë një punë do të jetojnë së bashku.

Defne lexon lajmin në gazetë për familjen e pasur që kërkojnë fëmijën e tyre dhe mendon se është ajo vajza të cilën kërkojnë.

Toprak i tregon babait të Ferides se ata janë martuar./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco